Ranë në det pas manovrave me Jet Ski, vdes turisti anglez në Durrës, plagoset 31-vjeçarja

Një shtetas anglez, 34 vjeç ka humbur jetën dhe një 31-vjeçare është plagosur, pasi kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë në ujë gjatë manovrave me Jet Ski në det në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Policia njoftoi se “rreth orës 11:15, të datës 01.06.2025, shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës janë njoftuar se, në zonën përballë Shkëmbit të Kavajës, dy shtetas që lundronin me një mjet lundrues Jet Ski, dyshohet se gjatë manovrave kanë humbur kontrollin mbi mjetin lundrues dhe kanë rënë në ujë”.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë Kufitare, kanë shkuar me mjet lundrues menjëherë në ndihmë të dy shtetasve që kishin rënë në ujë, duke bërë transportimin e tyre për në port, me qëllim transportimin drejt spitalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siç njoftoi policia “nga verifikimet paraprake të ekipit të urgjencës së spitalit, që ishte në pritje në port, rezultoi se njëri prej shtetasve që lundronin me Jet Ski, konkretisht shtetasi S. O., 34 vjeç, banues në Angli, kishte humbur jetën, ndërsa shtetasja V. B., 31 vjeçe, banuese në Angli, u transportua menjëherë për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. /j.p/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?