Rast tjetër i “Balena Blu” parandalohet vetëvrasja e të miturës në Korçë

Në qytetin e Korçës është parandaluar vetëvrasja e një të miture që ishte pjesë e lojës “Balena Blu”

Policia e Korçës informon se në rrjetin social “Facebook” e mitura 15 vjeçe ndiqte udhëzime dhe ishte bërë pjesë e lojës “Balena Blu”.

Më 29 qershor në në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit kishte ardhur informacioni se vajza  banuese në Qarkun e Korçës, duke qenë përdoruese e rrjetit social “Facebook”, mund të kishte marrë disa udhëzime nga një adresë ende e paidentifikuar me përdorues “Balena Blu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke luajtur dhe duke arritur në nivelin e tridhjetë të kësaj loje, dyshohej se e mitura mund të kalonte deri në vetëvrasje” informon policia e Korçës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia beri te mundur identifikimin, lokalizimin e e te mitures, si edhe ndërprerja e veprimeve të mëtejshme që mund ta kishin çuar këtë të fundit, deri në vetëvrasje.

Policia sqaron se e mitura ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore nën kujdesin dhe kontrollin e prindërve të saj, duke u asistuar edhe nga një psikologe.

Nga ana e Policisë, po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Shkaktimi i vetëvrasjes, mbetur në tentative”, parashikuar nga nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?