Reagimi i shpejtë i zjarrfikësve shmang përhapjen e flakëve në Krastë të Elbasanit

Një vatër zjarri e shfaqur gjatë ditës së sotme në zonën e Krastës është vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi të Bashkisë Elbasan.

Pas njoftimit të marrë nga qytetarët, forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur izolimin e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në sipërfaqe të tjera. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë, dëmet e shkaktuara mbetën të kufizuara.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga ndezja e qirinjve pranë vendit të njohur si “Vendi i Mirë”. Megjithatë, shkaqet e plota të ngjarjes do të përcaktohen pas verifikimeve përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Temperaturat e larta, thatësira dhe era e fortë e bëjnë çdo vatër zjarri një rrezik serioz, ndaj autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr në mjedise të hapura, pyje, kullota, livadhe apo pranë bimësisë së thatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi thekson se bashkëpunimi i qytetarëve dhe njoftimi i menjëhershëm i çdo rasti mbeten kyç për parandalimin e përhapjes së zjarreve dhe mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?