Reagimi zyrtar – Incidenti me anijen turke, Athina: Qëlluam sepse nuk iu bindën urdhrit

Autoritetet greke kanë publikuar një deklaratë pas incidentit të së hënës pasdite kur rojet bregdetare vendase kanë hapur zjarr kundër një anije të flotës tregtare turke.

Sipas deklaratës së Policisë Bregdetare, autoritetet u sinjalizuan se anija  M/V ACT, që po lundronte në brendësi të ujërave greke, 35 milje në veriperëndim të ishullit Rodos, po transportonte një sasi të konsiderueshme droge.

Menjëherë u vu në lëvizje një skaf policor grek, që e gjeti anijen turke dhe e urdhëroi që të lundrojë drejt kepit Trianon, në jug të ishullit. Aty anija do t’i nënshtrohej kontrollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithmonë sipas deklaratës së autoriteteve greke, anija turke nuk iu bind urdhrit dhe prandaj u hodhën të shtëna paralajmëruese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Anija vazhdoi lundrimin dhe u fut në ujërat turke, ndërsa skafi grek e ndërpreu ndjekjen, thuhet në deklaratën e policisë bregdetare greke, ku shtohet se për incidentin u njoftuan edhe autoritetet turke.

Por duket se shpjegimi i palës greke nuk është mirëpritur nga Ankaraja.

Ministria e Jashtme turke ka nxjerrë më pas një deklaratë, ku nënvizohet se “në asnjë mënyrë nuk mund të shpjegohet ky akt kundër një anije që po transportonte mallra ndërmjet dy porteve turke. I vetmi ngushëllim është se nuk pati viktima”, vë në dukje Ministria e Jashtme turke.

Në deklaratë shtohet se  Ankaraja dënon “këtë akt të tepruar të autoriteteve greke dhe dëshiron të ndajë me komunitetin ndërkombëtar nevojën që mos të përsëriten më akte të ngjashme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?