Reagon Shoqata e Ricikluesve Shqiptarë
Në kulimin e debatit për ligjin e importit të plehrave, ka reagur përmes një deklarate Shoqata e Ricikluesve Shqiptarë. Në deklaratë thuhet ndër të tjera se ndërmarrjet ricikluese në vend japin një kontribut shumë të rëndësishëm në ekonomi dhe se ato meritojnë të trajtohen me respekt. Më poshtë deklarata e plotë:
Te nderuar bashkeqytetare,
ditet e fundit vendi eshte ngerthyer nga nje debat I ashper publik lidhur me aprovimin nga parlamenti te ligjit mbi importin e lendeve te para dytesore. E drejta kushtetuese per te siguruar lende te pare per industrite tona po trajtohet si nje tentative per te ndotur truallin e vendit, per qellime biznesi te kushedi kujt grupi interesi.
Me kete leter sqarojme opinionin publik se:
-behet fjale eskluzivisht per lende te para te perdorura nga industrite ricikluese;
-e drejta e ndermarrjeve prodhuese per te siguruar lende te pare eshte po aq legjitime sa c’eshte edhe e drejta per qarkullimin e lire te njerezve;
-kjo e drejte, e sanksionuar me kushtetute ne te gjitha vendet e botes dhe e njohur nga konventat nderkombetare, nuk mund te jete objekt diskutimi apo debati politik, me qellim perfitime elektorale te njeres pale apo tjetres;
-kjo e drejte, e rregulluar tashme nga nje legjislacion I detajuar dhe nga nje seri procedurash dhe normash nderkombetare, nuk mund te vihet ne diskutim me subjektivitet, perafersi, diletantizem apo me emotivitet, si nje lufte ndaj shtrigave ne mesjeten e larget;
-ndermarrjet tona, objekti I aktivitetit te te cilave perputhet ngushte me interesin publik dhe qe veprojne ne nje sektor me rendesi jetike dhe strategjike per vendin, kundershtojne ashper te trajtohen si “e keqja”, por pretendojne mirenjohje ne rastin me te mire dhe respekt te ligjit dhe kushtetutes ne cdo rast tjeter, aq me teper sepse aset strategjik kombetar;
I kujtojme te gjitheve, se ne ndermarrjet tona te riciklimit japin kontributin e tyre shume inxhinjere, teknike, nepunes apo punetore, me familje, femije, te aferm, po aq te ndjeshem ndaj ruajtjes se mjedisit dhe nje jete te shendetshme ne vend, si dhe I bejme thirrje te gjitheve qe ky moment kaq I rendesishem per vendin, ky udhekryq jetik per vendin, nuk mund ta ndaje kaq ashper opinionin publik, por duhet te bashkoje ate, me qellim qe te njihet fenomeni, te mirren njohuri per problematikat qe trajtimi I mbetjeve ka, te kuptohet qe situata e trajtimit te mbetjeve qe vendi prodhon eshte dramatike dhe ne limitet e saj dhe qe kjo situate te zgjidhet, nuk mjafton puna e qeverise se rradhes, nuk mjafton deshira e mire e shoqerise civile, nuk sherben ideologjia, por duhet patjeter, eshte I domosdoshem, kontributi I ndermarrjeve tona, portat e te cileva kane qene dhe jane te hapura per te gjithe
KOHA JONË SONDAZH

