Reanimacioni 30 minuta pa energji, mjeku: Aparaturat me bateri, nuk u fikën

Gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike për gati 90 minuta pas një defekti në një shtyllë elektrike, që preku disa prej zonave më kryesore në kryeqytet. Ajo çfarë e bën edhe më të rëndë këtë situatë është se një pavijon në QSUT, ku përfshihet edhe Reanimacioni, mbeti përkohësisht pa energji elektrike.

Shefi i shërbimit të Reanimacionit në QSUT, sqaroi se pajisjet nuk u ndalën në asnjë moment së funksionuari as në reanimacionin qendror, pasi ato kanë backup (UPS-bateri) sipas tij që mund të rezistojnë deri në 6 orë pa energji elektrike, kur janë të reja. ”Vendosëm që të transportojmë vetëm 9 të sëmurë, të cilët ishin në respiracion të drejtuar. Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi. Transporti ishte i shkurtër”, tha Krenar Lilaj.

Transportimi i të sëmurëve në godinën ngjitur, aty ku energjia elektrike garantohej përmes gjeneratorit, u bë për arsye sigurie rreth 25 minuta pasi dritat ishin ndërprerë. “Vendimi që morëm për transferimin e të sëmurëve dhe trajtimi në reanimacionin kardilogjik ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të këtyre pajisje gjeq ë do shkaktonte probleme në transferimin e tyre njëkohësisht në reanimacionin tjetër. Ne kemi mjetet që transporti i tyre të realizohet më respiratorë portativë pa u cenuar shërbimi”, vijoi Lilaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pajisjet punuan normalisht, godina e njësisë së trajtimit ditor në QSUT (Ish-urgjenca), në katin e tretë të së cilës ndodhet edhe reanimacioni qendror, ishte e gjitha në terr për të paktën 30 minuta. Kjo do të thotë se gjeneratori, nuk është ndezur menjëherë dhe diçka nuk ka shkuar, derisa u rivu në punë.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Si mund të them është normale të ndërpritet energjia elektrike? Detyra ime është të mbroj jetën e të sëmurëve. Nga pikëpamja profesionale, kjo ndërprerje s’ka cenuar kujdesin e pacientëve. Të sëmurët në reanimacionin kirurgjikal, vazhduan ta marrin trajtimin aty pa vështirësi, dhe gjendja e tyre nuk kemi asnjë komplikacion të situatës së këtyre të sëmurëve sa i përket ndërprerjes së energjisë”, tha Lilaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?