FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Reduktimi i ndihmës nga Zvicra për Shqipërinë, reagon ambasadorja zvicerane në Tiranë

Ambasadorja e Zvicrës në Tiranë, Ruth Huber, ka folur për reduktimin e ndihmës financiare nga ana e shtetit të saj për Shqipërinë.

Huber ka shpjeguar se deri në vitin 2028 nuk do të ndërpritet asnjë program e qeverisë së Zvicrës për vendin tonë. Ajo sqaron se nuk do të ketë ndërprerje fondesh dhe as ngrirje të tyre, por një reduktim gradual.

“Nuk është një prerje fondesh as një ngrirje e tyre. Ne do të reduktojmë gradualisht fondet e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim e Bashkëpunim, nga fundi i vitit 2028, ndaj ka pothuaj edhe 4 vite kohë gjatë të cilave mund të bëjmë ende shumë gjëra dhe të kemi rezultate”, thotë Huber.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Parlamenti zviceran ka vendosur për reduktime buxheti, por marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë të forta e të mira”, ka thënë ambasadorja për News 24.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?