Reforma territoriale, Çuçi: Shqipëria, model rajonal decentralizimi

Krijimi i 61 bashkive të reja, pas zbatimit të reformës territoriale dhe dhënia e kompetencave të reja për bashkitë,  sipas ministrit të Çështjeve Vendore, Blendi Çuçi, ka rezultuar e suksesshme.

Ministri Çuçi në një prononcim për ATSH-në, deklaroi se reforma territoriale e zbatuar prej më shumë se një viti në Shqipëri, do të kthehet në një nga modelet më të mira rajonale të decentralizimit.

“Reforma territoriale ka rezultuar më e suksesshme nga çfarë e prisja. Reforma e bashkive është gjëja më e domsodoshme për të garantuar një zhvillim të qëndrueshëm. Unë mendoj se pavaresisht vështirësive që kemi, jemi në drejtimin e duhur. Në qoftë se ne vazhdojmë me kërë ritëm, shumë shpejt ne do të kemi një nga modelet më të mira rajonale të decentralizimit në Europë”, u shpreh Çuçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Referuar statistikave financiara vendore të 2002-2015, del se hartuesit e politikave duhet të angazhohen ende më shumë për të bërë sistemin e financave ndërqeveritare më efikase, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do të ishte mirë që shuma e grantit të pakushtëzuar të përcaktohej si përqindje e të ardhurave kombetare nga tatimet e doganat. Po ashtu, duhet të bëhen përpjekje për racionalizimin e ndarjes së trasferateve të kushtëzuara me bazë konkurruese, duke vendosur rregulla për përcaktimin e madhësisë vjetore të këtyre fondeve dhe kriteret për ndarjen e fondeve ndërmjet njësive vendore”, theksoi Cuci.

Sipas analizës së projektit të planifikimit dhe qeverisjes vendore në Shqipëri, të përgatitur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, përfitimet nga reforma territoriale qëndrojne në angazhimin e qeverisë qëndrore në decentralizimin si një projekt politik, fiskal dhe administrativ.

Një vit pas aplikimit të reformës territoriale, kryetarët e bashkive u mblodhen në një tryezë të përbashkët, ditën e mërkurë nga ku diskutuan çështjet më problematike dhe arritjet e tyre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?