Reforma Territoriale, Erlind Xhindi: Digjni teserat e Rilindjes, kryebashkiakët t’i bashkohen qytetarëve
Biznesmeni Erlind Xhindi ka komentuar reformën territoriale që sipas projektit të PS do të shkrihen 15 bashki, duke u bërë thirrje qytetarëve të reagojnë. Gjatë fjalës së tij në protestën përballë Kryeministrisë, ai përdori edhe ironi në lidhje me videon e publikuar sot të kryeministrit Edi Rama në Dhërmi.
”Respekt maksimal për banorët e Poliçanit, që dogjën teserat e PS-së. Të gjithë qytetarët e bashkive që rrezikojnë të shkrihen nga ky shfarosës, të protestojnë, të djegin teserat dhe çdo gjë që ka lidhje me këtë qeveri. Kam një thirrje edhe për ata kryetarë bashkish që bëjnë si gjynafqarë. Populli e bëri zgjedhjen, bëjeni edhe ju, ndani rrugët me këtë maskara. Politika bëhet me rregulla, jo me komunizëm dhe patronazhistë.
Kryehajduti është në Dhërmi sot, se na erdhi një video. Gjoja e ka kapur dikush padashje. Një merak kam, kujdes se mos na vjen shtatzënë këtë herë. Latë nam, na morët fytyrën. Keni një huq të keq, sidomos ata që të ndjekin ty. Pas teje do të ngelen shtatzënë Balla, Gonxhja dhe burrat e PS-së. O palaço, na morët fytyrën në gjithë botën”, u shpreh Xhindi.
KOHA JONË SONDAZH

