Reforma Zgjedhore, 6 propozime të opozitës

Edhe nuk ka ”tym të bardhë” për Reformën Zgjedhore. Palët që janë pjesë e Këshillit Politik kanë në tryezë një propozim me 6 pika nga opozita e bashkuar. Propozimi i parë ka të bëjë me qendrat e votimit dhe identifikimin biometrik të votuesve. Sipas opozitës, palët bien dakord për të zbatuar votimin biometrik në të gjithë Shqipërinë.

Sa i përket qendrave të votimit, opozita ka propozuar një formulë edhe për përbërjen e tyre, me 3 komisionerë të propozuar nga partitë politike me fuqi vendimmarrëse, të cilët do të trajnohen nga KQZ. 4 komisionerë, me fuqi vëzhguese, do të emërohen drejtpërdrejt nga partitë. PD është tërhequr nga propozimi i saj, duke pranuar variantin e PS për riformulimin e KQZ, por PD kërkon të propozojë kandidatin për kryekomisioner.

PD dhe aleatët sugjeron që trupi i apelimit të ketë 5 anëtarë, trupi rregullator të ketë nga 3 deri në 5 anëtarë, ndërkohë kërkohet që KQZ të ruajë të drejtën për të urdhëruar rinumërim të pjesshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita kërkon edhe një rikompozim të qendrave të numërimit. Ata bien dakord me formulën e komisioneve të numërimit me 1 anëtar të propozuar nga KQZ ose 3+3 vëzhgues të vënë nga partitë politike në tavolinë, ose 4 përfaqësues të propozuar nga partitë më të mëdha politike në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Opozita është tërhequr nga propozimi që ankimimi të ndodhte në Kolegjin Zgjedhor me gjyqtarë që nuk e kanë kaluar procesin e Vetting-ut, por ankimi të ndodhë në Gjykatën Kushtetuese, pra me gjyqtarë që e kanë kaluar procesin e Vetting-ut.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?