Reforma Zgjedhore, ish-kreu i KQZ tregon pikat e nxehta të përplasjes mes palëve: S’ka vullnet për sistemin

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume në një intervistë për Fax neës ka folur lidhur me ngërçin që po hasin palët politike për Reformën Zgjedhore. Si pjesë e grupit të ekspertëve që po punon për Reformën, Kume tha se gjatë ditës së nesërme pritet që të materializohen aspektetet e para të marrëveshjeve mes palëve politike.

“Ajo që do të paraqitet gjatë ditës së nesërme në tavolinë është punë e të dyja palëve, shpresoj që nesër të kemi produktet e para konkrete për Reformën Zgjedhore. Mund të ketë përplasje për çështjen e Kolegjit Zgjedhor, financimi i fushatave zgjedhore, apo barazia gjinore, unë besoj se palët pavarësisht kundërshtive që kanë pasur derimë sot, e kanë të mundur gjetjen e një zgjidhje të përbashkët.

Kërkesa e bërë nga opozita jashtëparlamentare, për qeverinë kujdestare është një nga pikat më të nxehta, për drejtuesin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, mënyra si duhet formuar Kolegji Zgjedhor, pavarësisht se ekspertët kanë arritur në një konsultim të mirë, vështirësi tjetër do të jetë dhe konsensusi për administratën zgjedhore, që të jetë i pavarur nga politika. Ka dy variante për këtë, rekomandimi i OSBE-Ohdir, dhe propozimi i dy palëve që nuk konvergjojnë mes tyre”, u shpreh Kume.

Ndërkohë sa i takon ndryshimit të sistemit, Kume tha se mungon marrëveshja mes palëve, pasi sa për modele që mund të ndiqen, vendi ynë ka plot të tilla, dhe jo vetëm atë danez.

“Fakti që në mesazhin e saj ambasadorja u ka kërkuar palëve që të merret parasysh modeli danez për listat, tregon se palët deri tani kanë kërkuar vetëm ndryshimin e Kodit Zgjedhor dhe jo atë të sistemit. Duhet të bëhen rregullime në legjislacionin zgjedhor, dhe ndryshimin e sistemit që kërkon të ndryshojë dhe llojin e demokracisë që aplikohet.

Sistemi danez është propocional rajonal, si ky që kemi ne tani, ndryshe nga ky sistem ka dhe një listë të hapur korrektuese kombëtare për deputetët. Sistemi zgjedhor te ne aplikohet me lista të mbyllura, dhe qytetarët nuk kanë mundësi që të vendosin për emrat e deputetëve të caktuar. Në vlerësimin tim nëse klasa politike bie dakord për të ndryshuar sistemin zgjedhor, nuk është vetëm danezi ai që ne mund të marrim si shembull. Në vlerësimin tim është shumë e rëndësishme dakordësia politike. Një ndër ato që kemi ne në këshillin politik, është dhe ai i deputetëve të opozitës parlamentare, që është i ngjashëm me atë danez”, tha më tej Kume.

SHKARKO APP