Reforma Zgjedhore/Opozita mbledh grupin, diskutohet numërimi elektronik
Opozita vijon punën për të patur gati platformën dhe zgjidhjet ligjore lidhur me reformën zgjedhore, miratimi i së cilës është një nga kushtet e Bundestagut për hapjen e negociatave. Opozita ka propozuar edhe mekanizimin e posaçëm për të siguruar gjithëpërfshirjen dhe konsensusin në miratimin e reformës zgjedhore. Sot në orën 18.00, selia blu njofton se do të mblidhet Grupi i Punës së Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedhore, ku në rend dite do të jenë pikat e mëposhtme.
1. Vijimi i diskutimeve për platformën e votimit, numërimit dhe identifikimit elektronik, duke patur në fokus çështjen e fshehtësisë dhe integritetit të votës. Gjithashtu do të ketë një prezantim.
2. Propozimet lidhur me shmangien e votimeve familjare, listat e zgjedhësve dhe regjistri i gjendjes civile.
3. Diskutime për Rekomandimet e ODIHR, që identifikohen si me natyre politike dhe që kërkojnë vetëm vullnet politik.