Refugjatët nga Siria në fshatrat e Korçës, flasin banorët e zonës

Qeveria ”Rama 2”, duke parë fluksin e refugjatëve dhe joshjen për çeljen e negociatave, ka ngritur një sistem pritje, grumbullimi, regjistrimi dhe dhënia e ndihmës së parë shëndetësore në pikat e hyrjes në territorin e republikës. Pikat e pritjes dhe grumbullimit do të jenë në gjithë pikat doganore: Kakavijë, Sopik, Qaf Botë, Rrips, Tre Urat, Leskovik, Shtikë, Kapshticë.

Fshatrat që përdorin refuagjtët si urë kalimi për të hyrë në Shqipëri janë: Tresteniku, Verniku, Poncara dhe kohët e fundit edhe fshati Arrëz. Banorët e këtyre fshatrave tregojnë se hasin shpesh emigrantë, të cilët shumë herë janë të lodhur nga ecja në këmbë midis tyre edhe nëna me foshnja në krahë, edhe pse banorët kanë dëshirën e mirë për t’i ndihmuar duke kujtuar edhe veten e tyre si emigrantë, jo të gjithë guxojnë t’i ofrojnë ndihmë prej frikës së policisë.

Nga Frontex dhe Policia Kufitare, janë ndaluar në mbi 600 shtetas të huaj duke ecur në kufi të gjelbër vetëm gjatë shkurtit. Pasi kapen, refugjatët merren në pyetje në prani të përkthyesve dhe deri në përfundim të procedurave të regjistrimit ata qëndrojnë në qendrën e përkohshme të pritjes e cila ka nisur të funksionojë në nëntor të 2019. Pas kësaj Policia Kufitare i trajton me procedurat përkatëse, ku një pjesë e tyre mund të kërkojnë azil në Shqipëri dhe akomodohet në qendrën e Azilkërkimit në Babrru, Tiranë ndërsa pjesa tjetër e cila kërkon të rikthehet në vendet nga ka ardhur ju plotësohet urdhër largimi vullnetar pra ata që nuk duan të akomodohen në Shqipëri, por që kanë pasur si synim vendet e BE.

SHKARKO APP