Rekrutuesit e xhihadistëve, flet Artur Balla: Unë , “komandati i grupeve luftëtare në Siri”

Sot Ora News sjell për herë të parë dëshminë e një prej të akuzuarve si pjesë e grupit të rekrutimit të shqiptarë në luftën e Sirisë.

Artur Balla që u ndalua në mars të 2013 por u lirua për mungesë provash, rrëfen kontraditat me komunitetin mysliman si dhe marrëdhenien me krerët e grupit të akuzuar për terrorizëm Genci Balla dhe Gert Pashai.

Familja e Edmond Ballës, i arrestuar prej marsit 2014, jeton në Elbasan. Asnjë prej 4 burrave të shtëpisë nuk punon, e jetojnë të gjithë së bashku edhe pse janë të martuar.

Edhe Artur Balla, vëllai i Edmondit u ndalua atëherë  por më pas u lirua. Prokuroria pretendon se është i implikuar në veprimtari kriminale dhe se ka qenë luftëtar në Siri.

Arturi, shfaqjen e fytyrës në ekran ia ndalon besimi. Nuk e mohon se ka qenë në Turqi por thotë për arsye pune.

Artur Balla: “Ke qenë komandant në Siri më thanë. Kam qenë në Turqi, por ika për punë me gjithë nusen. Punoja në një fabrikë çorapesh.

Arturi nuk mohon miqësinë me Gert Pashajn as se ka ndjekur ligjëratat e Genc Ballës. Po kështu nuk mohon as xhihadin, shpalljen e të cilit thotë se e bëjnë dijetarët.

Artur Balla: ”Gerti bëri një vit shkollë atje, ku u takua dhe me Mondin. Kemi pasur hyrje e dalje me njëri tjetrin. Allahu thotë që ka xhihad, ne nuk e mohojmë, por se ku është xhihadi duhet të ndjekë dijetarët, pasi një mysliman nuk mund të shkosh në xhihad pa dije. “

Nuk e njeh komunitetin mysliman si institucion të Islamit në Shqipëri.

Artur Balla:  “Për mua komuniteti mysliman nuk ka lidhje me fenë” thotë ai.

Shaban Balla i ati i Edmondit të arrestuar thotë se nuk do të marrë avokat për të birin.

Fati i tij është në duart e Allahut dhe se drejtësi në këtë botë nuk ka.

SHKARKO APP