Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Aktualitet E premte, 23 Tetor 2026 14:48
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

“Rama, jep dorëheqjen!” është thirrja që prej rreth pesë muajsh jehon në Tiranë. Por, kë duan në vend të tij të rinjtë që protestojnë?

Tre të rinj me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë nuk përmendin një kandidat për kryeministër, por kërkojnë më shumë llogaridhënie dhe përfaqësim më të mirë politik, duke mbështetur kërkesat e protestave për një qeveri teknike dhe reformimin e Kodit Zgjedhor, që do të mundësonin konkurrencë më të barabartë zgjedhore. Prej nëntë ditësh, protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama janë përshkallëzuar dhe janë shoqëruar me episode dhune. Rama ka ofruar dialog, por ftesa e tij për takim është refuzuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pa një emër, por me kërkesa të qarta

Emir Leçini, student në vitin e parë të masterit në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, thotë se largimi i Ramës është kërkesë e panegociueshme. Por, sipas tij, protesta synon edhe krijimin e një kulture politike ku qytetarët mund t’i largojnë drejtuesit që nuk e kryejnë detyrën siç duhet. Ai thotë se protesta bashkon qytetarë me bindje dhe interesa të ndryshme, të cilët ndajnë pakënaqësinë ndaj mënyrës se si qeveriset vendi, pa mbështetur një pasardhës të caktuar të Ramës.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Protesta nuk ka artikuluar diçka të tillë, që të heqim Ramën për të çuar këtë individ apo atë. Mund të ketë individë që frymëzojnë, por kjo protestë nuk promovon një emër apo një parti konkrete. Unë mendoj se ka hapësirë për të rregulluar përfaqësimin politik, pasi shumë qytetarë nuk ndihen të përfaqësuar. Dhe kjo nuk zgjidhet edhe nëse nesër ikën Rama”, tha ai për REL. Ky qëndrim është shprehur edhe nga folësit në protestat paqësore të quajtura “Revolucioni Flamingo”, që nisën në fund të majit: kundërshtimi ndaj Qeverisë Rama nuk nënkupton mbështetje për opozitën aktuale.

Mund t'ju interesojë

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Para 1 ore
Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Muçi dhe Manaj mposhtin Finlandën, kuqezinjtë blindojnë kreun e grupit

Para 8 orësh
Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me Kosovën

Lista Studentore kërkon kontrollin e kushtetutshmërisë së marrëveshjeve të Beogradit me...

Para 9 orësh

Edhe Hana Spahia, e cila ka përfunduar studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe është kthyer në Tiranë, e vendos llogaridhënien përpara emrit të kryeministrit të ardhshëm. “Më e rëndësishmja është të kemi një person që do të ketë frikë nga populli dhe respekt për të. Pas 13 vitesh në pushtet, Rama nuk ka as transparencë, as llogaridhënie. Është mësuar me karrigen dhe mendon se mund të veprojë si të dojë. Kjo nuk mund të ndodhë”, thotë ajo.

Hana mbështet një parti të vogël, por mendon se sistemi zgjedhor i pengon partitë e tilla të sigurojnë përfaqësimin që meritojnë. “Personalisht kam votuar për një parti të vogël dhe do ta votoj sërish, por Shqipëria ka mbi 120 parti dhe njerëzit duhet të zgjedhin kë të duan, përmes zgjedhjeve vërtet të lira dhe demokratike”.

Qeveri teknike dhe zgjedhje më të drejta

Për Hanën, hapi i parë pas largimit të Ramës duhet të jetë një qeveri teknike tranzitore, e cila do të përgatiste kushtet për zgjedhje më të drejta. Ajo thotë se emrat mund të diskutohen më vonë; fillimisht duhen krijuar kushtet që qytetarët të zgjedhin lirisht dhe partitë të konkurrojnë në mënyrë të barabartë.

Shqipëria ka sistem zgjedhor proporcional rajonal, me 140 deputetë të zgjedhur në 12 qarqe. Sipas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor të miratuara më 2024, me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, një e treta e listës së kandidatëve është e mbyllur, ndërsa dy të tretat janë të hapura. Në pjesën e mbyllur, renditjen e përcaktojnë partitë, ndërsa në pjesën e hapur qytetarët mund të votojnë për kandidatët e parapëlqyer.

Edhe Emiri kërkon ndryshimin e mënyrës se si pushteti fitohet dhe ushtrohet. “Kodi Zgjedhor është një nga arsyet kryesore pse kemi këtë politikë aktuale. Ky Kod shtyp çdo opsion që nuk është parti e madhe dhe lejon partinë në pushtet të ketë një avantazh të padrejtë ndaj çdo partie tjetër”, thotë ai për REL. Në raportin për zgjedhjet e 11 majit 2025, OSBE/ODIHR i vlerësoi ato si konkurruese, por konstatoi se garuesit nuk kishin kushte të barabarta dhe rekomandoi reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore. Por të rinjtë presin ndryshime edhe përtej reformës zgjedhore. Livia Dedej, studente e Psikologjisë klinike, thotë se mosbesimi ndaj klasës politike e shtyn të mbështesë një qeveri teknike të përbërë nga ekspertë, e cila do të niste reforma në bujqësi, arsim, shëndetësi dhe drejtësi.

Këto pritshmëri pasqyrojnë pakënaqësitë e shprehura nga protestuesit për koston e jetesës, cilësinë e arsimit dhe të shërbimeve shëndetësore, mungesën e mundësive për punësim dhe atë që ata e cilësojnë si përqendrim të përfitimeve ekonomike në duart e një pakice. “Demokracia nuk njeh rrugë të tjera”, thotë gazetari dhe analisti Bledar Zaganjori, duke shpjeguar se, nëse Rama largohet, ka dy mundësi: Partia Socialiste të zgjedhë një kryeministër tjetër për të përfunduar mandatin, ose një qeveri e përkohshme ta çojë vendin në zgjedhje. Gjatë kësaj periudhe, qeveria ka miratuar bonuse financiare për familjet në nevojë dhe dyfishimin e pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre. Ka premtuar gjithashtu përmirësimin e kushteve në konviktet studentore dhe rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Megjithatë, të rinjtë thonë se protestat do të vijojnë dhe se kërkesa për dorëheqjen e Ramës mbetet e panegociueshme. /REL-Jetmira Delia-Kaci/

Etiketat e lidhura

protestarama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 1 ore

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 1 ore

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 8 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 16 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.