Rënia e skelës pla*gosi edhe bashkëshorten e ish-futbollistit të njohur, Shkëmbi: Do padis firmën
Rrëzimi i skelës nga pallati në ndërtim i firmës ”Arlis” në Tiranë, la të dëmtuar dy kalimtarë, mes të cilëve edhe bashkëshorten e ish-futbollistit të njohur Bledi Shkëmbi, Imeldën.
Top Channel kontaktoi me ish-kapitenin e skuadrës së futbollit “Skënderbeu”, i cili tha se në ato momente ishte me avokatin në përgatitjen e dokumenteve për të ngritur padi ndaj firmës së ndërtimit, përfaqësues të së cilës deri në mesditë nuk kanë kontaktuar askënd për të mësuar mbi gjendjen shëndetësore të dy peronave.
Pas arrestimit të 3 përgjegjësve për incidentin, kantieri i ndërtimit ishte boshatisur dhe puna ishte ndërprerë në pallatin Arlis. Nga ana tjetër, dy të plagosurit vijojnë të jenë në spital ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Incidenti i ndodhur në një pallat në ndërtim në Tiranë ku u plagosën dy kalimtarë nuk është një rast i izoluar. Gjatë vitit 2023 u evidentuan 102 raste nga të cilat u identifikuan 115 autorë të shkeljes së rregullave dhe mbrojtjes në punë nga të cilët 35 u arrestuan.