Reshje shiu dhe borë, rrugët e bllokuara në gjithë vendin

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR)  kanë dhënë sot informacionet e fundit mbi situatën e akseve rrugore, pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit dhe ngricat e formuara për shkak të temperaturave të ulëta. 

Situata paraqitet e vështirësuar në disa akse të vendit për arsye të rreshjeve të denduara dhe në disa akse rekomandohet përdorimi i zinxhirëve

Qarku – Situata – Rekomandime

 

Tiranë  

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku.     

Qarkullimi kryhet pa zinxhire.

 

 

Durrës

               

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.              

Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku prej rreshjeve të dendura.

 

             

Elbasan               

Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur.

Ka renie guresh të herëpashershme gjate gjithe aksit Qafe Thane – Murrash, por pastrohet vazhdimisht , gatishmëri maksimale.

Qarkullimi eshte normal  ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.

Ka patur renie guresh gjatë natës ne aksin Elbasan – Peqin, por aktualisht është e pastruar

Renie dherash ne rruge ka patur edhe ne segmentin Banje -Drize , po punohet per pastrimin e tyre

Rekomandohet  perdorimi   i zinxhireve ne segmentin Fushe Stude–Stebleve .

Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.

Te behet kujdes  nga ana e mjeteve sidomos kur kalojne ne segmente ku ka rreshqitje te rruges.

 

Berat    

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.         

Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet dhe kujdes me shpejtësinë.

Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.

Vlorë    

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.             

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset.

 

Gjirokastër        

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.            

Rekomandohet  ecja e kujdesshme , sepse nga shirat mund te kete renie dherash e guresh ne rruge.

 

 

Korçë   

Ka rreshje te dendura shiu.

Gatishmeria eshte e plote. Kalueshmeria pa probleme.

Qarkullimi kryhet pjeserisht me  zinxhire vetem ne aksin  Korçe – Dardhe.  Ne te gjithe akset e tjera qarkullimi kryhet normalisht.

Te behet kujdes nga mjetet të respektojnë shpjetësine , sepse si rezultat i shirave mund te kete renie guresh e dherash , te cilat sjellin veshtiresi ne qarkullim.

 

 

Kukës   

Ka rreshje te vazhdueshme shiu ne te gjithe qarkun.

Kjo ka sjelle qe ne shume akse te kete renie dherash dhe gure ne rruge. Është punuar gjatë natës dhe mëngjesit të hershëm per pastrimin e tyre dhe tani qarkullimi kryhet normalisht.

Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij qarku.

 

 Dibër   

Si rezultat i shirave, ne disa akse ka patur renie dherash ne rruge. Janë marre masa per pastrimin e akseve.

Ne te gjithe qarkun qarkullohet normalisht.

Ne te gjithe qarkun qarkullimi kryhet pa zinxhire.

 

Shkodër              

Ne te gjithe qarkun ka rreshje te vazhdueshme  shiu, dhe si rezultat ne disa akse te Pukes ka patur renie dherash dhe guresh ne rruge. Janë marrë masat per pastrimin.

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha  akset e ketij qarku.

Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku.

 

Fier       

Nuk ka probleme per qarkullimin.           

Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje, dhe te respektohet sinjalistika rrugore.

 

Lezhë   

Ka rreshje shiu te vazhdueshme.

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij Qarku.

Te gjitha akset qarkullohen pa zinxhire.

SHKARKO APP