Reshjet dhe ngricat, lista e rrugëve të bllokuara

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor  kanë publikuar sot të dhënat e fundit mbi situatën e akseve rrugore në vend. Në njoftimin e ARSH raportohet se shumica e rrugëve janë të hapura, por rekomandohet lëvizja me zinxhirë e mjeteve.

 

Informacion mbi gjendjen e kalueshmërisë së akseve rrugore  date 04.01.2015, ora 09.30

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor  jane duke ndjekur me kujdes të veçantë situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit. Autoriteti Rrugor Shqiptar kërkon mirëkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve, për të zbatuar rregullat e qarkullimit dhe njoftojne sot per gjendjen e akseve rrugore dhe kalueshmërinë e mjeteve në to. Në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi në qarkullim për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.. Behet me dije se deri në orën 09:30 situata e kalushmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

 

Tiranë  

Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj nuk ka ngrica në rrugë.       Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këto akse rrugore.

Durrës                  

Nuk ka probleme ne akset e këtij Qarku.              Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Elbasan               

Aksi  Librazhd – Steblevë është i hapur.   Aksi Elbasan – Gjinar nuk ka ngrica në rrugë .

Qafe Thane –Lin – Pogradec eshte i hapur. Rekomandohet që të përdoren zinxhirët në këtë aks rrugor.

Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

Berat    

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve.      Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Vlorë    

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor në Qafën e  Llogarasë është i pastruar.                 Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në këtë aks rrugor.

Gjirokastër        

Nuk ka probleme për  qarkullimin e mjeteve. Aksi rrugor Erind -Çajup e hapur totalisht. Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. 

Rekomandohet që të përdoren goma debore ose zinxhirë për mjetet e vogla në aksin rrugor drejt Çajupit.

Korçë   

Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara.  Aksi rrugor Korçë – Dardhë ka prani ngricash.Qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë në gjithë akset rrugore. Qarkullimi i mjeteve rekomandohet  të kryhet me zinxhirë në aksin e Dardhës.

Kukës   

Në aksin rrugor Bajram Curri – Kam (në zonën e Luzhës) dhe aksin rrugor Krumë – Qafë Tobli nuk ka bllokime     Qarkullimi i mjeteve në rrugën e Kombit, Tuneli- Kalimash-Kukës –Morinë kryhet pa zinxhirë.  Qarkullimi kryhet me  zinxhirë vetem në aksin rrugore:                         Kukës – Draj, Reç .

Ne akset e tjera si: Domaj – Bushtricë                  Kukës – Qafë Shllak                 Kukës –Shishtavec (ura e Zapodit), si dhe në të gjithë zonën e Tropojës dhe Kukësit rruga eshte e hapur dhe kalohet pa zinxhire

Dibër     Është hedhur kripë, borëpastrueset janë të instaluara në vend.                Rekomandohet  që të përdoren  zinxhirë në akset rrugore:   Ura e Çerenecit – Steblevë Muhurr – Qafë Draj             Sllovë – Kalaja e Dodës.

Shkodër              

Koha me vranësira dhe rreshje shiu. Në akset rrugore të Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë. Aksi Qafë Mali – Flet, ka ngrica që po trajtohen me kripë. Borëpastruesja dhe fadroma janë të instaluara në vend.   Rekomandohet  që të përdoren  zinxhirë në akset rrugore:                                          Qafë Mali – Flet                   Fushë Arrëz – Qafë Shllak                                     

Fier       

Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.              Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Lezhë   

Akset rrugore të këtij Qarku janë të pastruara.  Rruga e Kombit është e hapur. Në aksin rrugor Tuneli Kalimash – Kukës – Morinë qarkullimi i mjeteve kryhet pa zinxhirë.                Qarkullimi i mjeteve kryhet pa  zinxhirë edhe në akset rrugore:              Rrëshen – Qafë Benë                  Shpal – Ura e Repsit.

SHKARKO APP