Reshjet e dëborës, bllokohen disa zona në Shkodër e Dibër
Reshjet e dendura të dëborës kanë bllokuar disa zona të thella në qarkun e Kukësit dhe Dibrës. Në qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës varion 8-15 cm, ndërsa në zona rurale deri në 40 cm.
Sipas sinoptikanëve, pritet vazhdimi i reshjeve të dëborës dhe ulje e mëtejshme e temperaturave. Ndonëse në qarkun e Kukësit nuk paraqiten probleme serioze dhe nuk raportohet për zona të izoluara, në Dibër është një tjetër situatë.
Njësia Administrative Lurë raportohet se është bllokuar nga dërbora, trashësia e së cilës arrin deri në 40 cm. Të bllokuara janë edhe disa fshatra në Kalanë e Dodës. Edhe Thethi e Kelmendi në Shkodrës janë të bllokuar nga reshjet investive të dëborës dy ditët e fundit.

Situata në qarkun e Kukësit
Sipas informacioneve të marra nga Institucionet përgjegjëse situata në akset rrugore është si më poshtë:
a.Akset nacionale:
Të gjitha akset nacionale si rezultat i punës së bërë nga firmat kontraktore aktualisht janë përgjithësisht të qarkullueshme pa zinxhirë.
Rruga e Kombit është e qarkullueshme pa zinxhirë.Lartësia e dëborës 30 cm në rajonin e Tunelit Kalimash.Punojnë 8 borëpastruese.
Kukës-Bushtricë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 15-20 cm. Punojnë 4 borëpastruese,1 fadromë e 1 eskavator.
Kukës –Zapod e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 15 cm. Punojnë 2 borëpastruese, 1 fadromë e 1 eskavator.
F.Dugagjin–Q.Shllak e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 30-40 cm. Punojnë 2 borëpastruese.
Kukës-Krumë e qarkullueshme pjesërisht me zinxhirë. Lartësia e dëborës 35 cm në Q.Tobli. Punojnë 4 borëpastruese.
Krumë-Q.Prushi-Kam e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 25 cm. Punojnë 3 borëpastruese.
B.Curri-Valbonë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm në Valbonë. Punojnë 2 borëpastruese.
B.Curri-Q.Morinë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 20 cm. Punojnë 2 borëpastruese.
B.Curri-Q.Luzhë e qarkullueshme pa zinxhirë. Lartësia e dëborës 30 cm në Q.Luzhë. Punojnë 2 borëpastruese.
Firmat kontraktore kanë punuar me të gjitha mjetet e forcat e tyre për të ndërhyrë në segmentet problematike.
b.Akset rrugore në administrim të Bashkive:
Në qytete lartësia e dëborës varion nga 8 deri në 15 cm.
Në bashkinë Kukës për akset rrugore të brendshme po punohet me borëpastruese e hedhje krype.
Nuk është raportuar për problematika të vecanta.
Për energjinë elektrike:
I gjithë qarku është i furnizuar me energji elektrike.
Pa energji elektrike janë:
Bashkia Kukës: Nj.A Shtiqën.
Bashkia Tropojë: Nj.A Lekbibaj.
/shqiptarja.com

