Reshjet, situata më e fundit e rrugëve të bllokuara

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH ) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kanw publikuar sot situatën e fundit të akseve rrugore.

Sipas ARRSH situata paraqitet e përmirësuar gjatë ditës dhe temperaturat janë ngritur në akset dhe segmentet që kanë paraqitur probleme.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve  në orët e mbrëmjes dhe orët e para te mengjesit në segmente të caktuara, për shkak se gjatë natës ka temperatura të uleta te cilat shkaktojne ngrica. Segmentet që paraqisin problematike spërkaten me kripë, skorje dhe granil.

Informacion mbi gjendjen e kalueshmërisë së akseve rrugore

Qarku – Situata – Rekomandime

Tiranë  

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset e ketij Qarku.     

Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, por rekomandohet kujdes ne vendet që nuk i zë dielli, për shkak të ngricave.

 

Durrës

Nuk ka probleme ne akset e ketij qarku.              

Te behet kujdes ne qarkullim, pasi ka trafik ne akset e ketij qarku.

 

Elbasan               

Aksi Librazhd-Stebleve eshte i hapur. Qarkullimi eshte normal  ne aksin Elbasan-Librazhd-Qafe Thane.

Duhen perdorur  zinxhiret ne segmentin Lunik –Stebleve . Qarkullimi behet me veshtiresi ne Shelcan, pjese e aksit Elbasan-Gjinar, ku ka ndodhur rreshqitja e rruges.

Ne akset e tjera  te behet kujdes nga ngricat ne rruge gjate oreve te nates dhe oreve te para te mengjesit.

 

Berat    

Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve ne akset e ketij qarku.         

Te behet kujdes ne segmentet rrugore ku punohet.

Rekomandohet te qarkullohet me kujdes, per shkak te ngricave nga temperaturat e uleta te nates dhe oreve te para te mengjesit.

 

Vlorë    

Nuk ka probleme per qarkullimin ne te gjitha akset e ketij qarku.              Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha akset. Por ne oret e para te mengjesit  dhe ne oret e mbremjes te behet kujdes nga ngricat.

 

Gjirokastër        

Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku.            

Rekomandohet  ecja e kujdesshme , sidomos ne oret e mbremjes dhe oret e para te mengjesit, pasi me uljen e temperaturave mund te formohen ngrica ne rruge.

 

Korçë   

Te kihet kujdes gjate oreve te para mengjesit dhe te mbremjes per shkak te temperaturave te ulta mund te kete zona me ngrica. Eshte kryer kriposja e te gjitha akseve Situata gjate ditës së sotme është  normale dhe kalueshmeria pa problem.

Qarkullimi kryhet pa zinxhire ne te gjitha akset e qarkut te Korçes.

Nga temperaturat e uleta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet qe mjetet qarkullojne me kujdes  ne  oret e para te mengjesit dhe ne oret e mbremjes.

 

Kukës   

Gjate ditës temperaturat janë rritur.

Jane sperkatur me kripe segmentet ku ka patur prani ngricash nga temperaturat e uleta te nates.

Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhire ne segmentin  K.Domaj – Draj Reç,  per shkak te temperaturave te uleta dhe ngricave prezente

Qarkullimi ne Rrugen e kombit kryhet  normalisht .

 

Dibër    

Gjatë ditës temperaturat  janë ngritur. 

Në disa nga akset e ketij Qarku  ka patur ngrica nga temperaturat e uleta te nates  si:  Ura e Cerenecit-Stebleve,  Peshkopi – Qafe Draj, Qafe Bualli – Kraste. 

Qarkullimi kryhet me zinxhire ne segmentin  Q.Klenje – Klenje,  Zall Dardhe – Qafe Draj dhe Ura e Cerenjes – Vasie  Rekomandohet kalimi me zinxhire edhe ne segmentet Qafe Bualli – Kraste dhe  U. e  Qytezes – Zerqan.

 

 Shkodër

Temperaturat gjate oreve të ditës jane rritur.

Qarkullimi kryhet normalisht ne te gjitha  akset dhe pa zinxhire ne te gjitha akset e ketij Qarku.

Te behet kujdes nga ngricat ne oret e para te dites dhe ne oret e mbremjes, pasi temperaturat jane te uleta .

 

 

Fier       

Nuk ka probleme per qarkullimin.           

Te behet kujdes ne levizje, per shkak te fluksit te madh te makinave ne superstraden Fier – Lushnje

 

 

Lezhë   

Gjate nates ka patur rreshje shiu, por pa sjelle probleme ne qarkullim.

Eshte punuar gjate nates dhe oreve te mengjesit per pastrimin e rrugeve dhe kriposjen e tyre per shkak  te ngricave.

Të gjitha akset qarkullohen pa zinxhirë.

 

SHKARKO APP