Rexhep Qosja shpallet “Qytetar nderi” i bashkisë Malësi e Madhe
Me iniciativën e kryetarit të bashkisë Tonin Marinaj, këshilli i bashkisë Malësi e Madhe ka miratuar me shumicë votash nismën për të shpallur qytetar nderi, akademikun Rexhep Qosja.
Ky titull i jepet me motivacionin: “Për vlerat e larta në fushën e studimeve gjuhësore, krijimtarisë letrare dhe etno-kulturore shqiptare në përgjithësi dhe për kontributin e tij atdhetar në themelimin e Kosovës së pavarur në veçanti”.
Bashkia Malësi e Madhe kohët e fundit ka shpërndarë disa tituj nderi personaliteteve të shquara, të cilët kanë ngritur lart emrin e Malësisë së Madhe.