Rezulton fals alarmi për eksploziv në një dyqan rrobash
Ka rezultuar alarm fals vendosja e eksplozivit në një dyqan rrobash në rrugën “Petro Nini” në Tiranë. Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se pranë dyqanit në pronësi të B.Aliaj nuk ishte vendosur lëndë shpërthyese dhe nuk ka pasur rrezik për qytetarët.
Megjithatë policia ka gjetur një pako të dyshimtë në hyrje të dyqanit dhe po punon për ekzaminimin e saj. Ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar të kryeqytetit, pranë Rrugës së Elbasanit.
Rastet e vendosjes dhe shpërthimit të tritolit në banesa, automjete dhe biznese kanë shkallën më të ulët të zbulueshmërisë nga policia për shkak se autorët e këtyre krimeve nuk lënë gjurmë.
Ne foto; Bruna Aliaj pronarja e dyqanit


