Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA
Vatra e zjarrit në Muzinë është riaktivizuar ditën e sotme, duke krijuar rrezik për zonën përreth. Banorët të fshatit Frashtan në Dropull, të shqetësuar nga flakët e zjarrit kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse.
Ndërhyrja e zjarrfikësve është e nevojshme në këtë zonë, pasi duhet të mbrohen manastiret.
Mësohet se një nga zjarrfikësit është lënduar gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit.
Nisur nga situata e vështirë banorët kanë kërkuar ndërhyrje me helikopter për të vënë në kontroll flakët.