Riaktivizohet zjarri në Tepelenë, kërkohet sërish një helikopter

Janë riaktivizuar sërish vatrat e zjarrit në zonën periferike të qytetit në lagjen “15 Shtatori”.

Nga të dhënat e fundit nga Tepelena raportohet se janë përfshirë nga flakët një sipërfaqe e madhe me pisha dhe shkurre.

Zjarri rrezikon ndjeshëm spitalin e Tepelenës, depon e ujit dhe lagjen “15 shtatori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zjarrfikësja ka ndërhyrë dhe po punon për shuarjen e flakëve, por e ka të pamundur të neutralizojë të gjitha vatrat për shkak të territorit të vështirë, prandaj kërkohet ndërhyrja me helikopter.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zjarri filloi që në mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:30, ndërsa vatrat e zjarrit ishin aktive deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, kur u desh ndërhyrja e helikopterit nga Tirana.

Rreth orës 05:30 ndërhyrja nga ajri bëri të mundur neutralizimin e flakëve të mbetura, por vetëm për disa orë pasi në mesditë vatrat u riaktivizuan sërish.

Nga zjarri nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet e shkaktuara nga djegia e pishave janë të konsiderueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?