Rikthehen mbishkrimet greqisht në Himarë
Aktualitet E Mërkurë, 2 Qershor 2021 21:49
Mjaft rrugë të bregut si edhe në Himarë janë mbushur këto ditë me mbishkrimin “Himara është Greqi”.
Dyshohet se shkrimet nëpër rrugë i kanë bërë anëtarët e “Agimit të Artë” që operojnë në territorin shqiptar, duke dashur të japin një panoramë të rreme për turistët e huaj.
Ndërkohë, që e gjithë zona është mjaft e populluar gjatë këtyre muajve nuk kanë munguar as komentet nga pushuesit shqiptarë dhe kosovarë që kalojnë dhe i shikojnë ato.

