Rikthehet “Charlie Hebdo”, në kopertinën e kuqe, xhihadistët, Papa dhe Le Pen

Gazeta satirike franceze “Charlie Hebdo”, do të rikthehet në treg me numrin e saj të ri, në kopertinën e të cilit janë karikaturat e Marine Le Pen, Nikolas Sarkozi, Papa Franceskos dhe një xhihadisti me ngjyrë.

Kopertina e re është zbuluar nga gazeta franceze “Libération”, dhe në të është vizatuar një qen që mban në gojë një kopje të “Charlie Hebdo” i cili ndiqet nga Sarkozy, Marine Le Pen, Papa Francesco dhe një ujk i zi me shallin e xhihadistëve dhe një kallashnikov në gojë.

Numri i ri i revistës satirike, me titullin “Rifillojmë”, do të dalë në treg të mërkurën, në 2.5 milionë kopje. Në stafin e ri të së përjavshmes, do të debutojë edhe një karikaturist i ri, algjeriani Dilem, i cili në epokën e karikaturave të Muhamedit të publikuara nga revista daneze “Jyllands-Posten”, kishte dalë kundër terroristëve islamikë.

Më 7 janar, “Charlie Hebdo” u trondit nga një atentat dramatik, që i mori jetën gjysmës së stafit të saj. Pak ditë më vonë gazeta publikoi një numër të jashtëzakonshëm (numër që shiti 7 milionë kopje në të gjithë botën), për të ndërprerë pastaj publikimin për rreth një muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?