Rinas, arrestohen 4 persona për mjete identiteti false
Katër persona kanë përfunduar në pranga në Rinas, por shkak se përdornin mjete identifikuese false.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasit:
-U arrestua në flagrancë shtetasi Edmond.Z vjeç 29 banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
-Beqir.GJ vjeç 18 banues në Tiranë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti italiane, e falsifikuar.
-Xhemil.C, vjeç 20, banues në Durrës, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.
-Redon.Ç, vjeç 30, banues në Lushnjë, pasi në Rinas, ju gjet e bllokua një kartë identiteti greke, e falsifikuar.

