Rindërtohet skena e vrasjes/ Ish-kryepolici i Vlorës u qëllua 5 herë. Si i zunë pritë atentatorët
Kanë kaluar më shumë se 12 orë nga ekzekutimi i ish-zyrtarit të Policisë së Shtetit pranë banesës së tij në kryeqytet, ngjarje që tronditi Tiranën dhe jo pak opinionin publik.
“BalkanWeb” ben me dije se Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë.
Po kështu mësohet që kanë qenë dy vrasës. Një prej atentatorëve e ka pritur në hyrje të pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë. Plumbi në kokë ka qenë fatal, pasi sipas dëshmive për gazetaren Bezat, pas këtij plumbi, ish-zyrtari i policisë është shembur përtokë.
/BW

