Robert Ndrenika: Veliaj nuk më ka dhënë shtëpi, në fund do të dalë i pafajshëm
Pas reagimeve të shumta për pjesëmarrjen në seancën kundër Erion Veliajt, aktori Robert Ndrenika thotë se kryebashkiakun e njeh që fëmijë dhe ka një lidhje të ngushtë me të.
“Erion Veliaj është një njeri që unë e njoh që fëmijë, ishte diçka personale. Komentet më kanë mërzitur, por edhe më kanë bërë qejfin.
Ka edhe keqkuptime. Më kanë thënë se edhe më ka dhënë shtëpi. Unë shtëpinë e kam trashëgimi që në kohën e Fan Nolit.
Unë dua që politika ta mbështesë më tepër artin, sidomos teatrin. Arti duhet të ketë edhe pavarësi, siç kanë gjykatat pavarësinë e vet. Arti duhet të jetë asnjanës.
Unë druaj të them se Veliaj do të dalë i pafajshëm. Dhe në mos daltë i pafajshëm këtu në Shqipëri, në nivelet ndërkombëtare do të dalë i pafajshëm, sepse e di se është i pafajshëm”, u shpreh Ndrenika në “Shqipëria Live”!
KOHA JONË SONDAZH

