“Roja” i ministres së Arsimit në gjyq, “punësonte” mësues për 3 mijë euro

Mjafton të jesh edhe një roje në ministri, dhe papritur bëhesh i pasur. Prokuroria e Korçës dërgoi sot për gjykim kërkesën ndaj Andrea Halilit, i akuzohet për “ushtrim ndikimi të paligjshëm” me qëllime përfitimi. Ky shtetas akuzohet se  në kohën e kryerjes së veprës penale, ishte punonjës i Gardës së Republikës dhe  ishte i ngarkuar me punë si shoqërues i Ministres së Arsimit. Duke përfituar nga ky post, ai iu ka premtuar dy personave nga Korça, se do të ndikonte pranë zyrtarëve të Drejtorisë Arsimore Korçë dhe në Elbasan, për të punësuar anëtarë të familjeve të tyre, në pozicione pune, por  në secilin rast kërkonte 3000 euro. Ndaj Halilit denoncuan dy persona, të cilët i kishin dhënë paratë, pasi nuk kishte arritur të mbushte premtimin dhe të punësonte familjarët e tyre. Pavarësisht se ai është denoncuar dhe do të gjykohet, problemi mbetet sërish i madh. Po nëse ai do t’i kishte punësuar personat të cilëve u kishte marrë paratë dhe normalisht nuk do të ishte denoncuar, siç mund të ketë ndodhur në shumë raste të tjera, a do të ishte Andrea Halili tani para drejtësisë?! 

SHKARKO APP