ROS merr në ruajtje Lulzim Bashën dhe Voltana Ademin

Ministria e Brendshme ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të vendosur mbrojtje ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe deputetes së kësaj partie Voltana Ademi.

Ky veprim i policise, e cila ne rruge jo zyrtare mesohet se ka atashuar efektive nga sektori ROS, reparti operacional special, vjen pa kaluar shume ore nga kallzimi i deputetes Ademi, e cila denoncoi ne Prokurorine e Krimeve te Renda se ishte kercenuar nga shtetasi Emiljano Shullazi, raporton TCH.

Burime te Prokurorise se Pergjithshme thane se sipas kallëzimit deputetja Ademi ka qene ne nje lokal prane '21 Dhjetorit', në Tiranë nen shoqerine e miqve te saj, kur edhe ka ndodhur ngjarja. "Une po vishja pallton per te dale – u ka dhene Voltana Ademi prokuroreve- kur nje person i panjohur mu afrua dhe me tha: Emiljano Shullazi ka dy fjale me ty. Pastaj u afrua personi tjeter, i cili me tha: Thuaj kryetarit tend Vasha , as te mos tentoje te ma permende emrin. Thuaji as te mos guxoje te dale ne papafingo".

Burimet e Prokurorise se Pergjithshme thane për Top Channel në telefon se aktualisht po kryhen disa veprime hetimore.Mes tyre eshte edhe këqyrja ne restorantin ku pretendohet se eshte kryer kercenimi.

'Eshte këqyrur lokali ne fjale per te marre prej andej kamerat e sigurise thane burimet, por kemi edhe nje liste personash qe ne dyshojme se kane qene te pranishem dhe eshte e nevojshme te pyeten",  u shprehen me tej burimet qe preferojne te jene anonime.

Organi i akuzes nuk jep asnje pergjigjje nese do te pyetet apo jo shtetasi Shullazi, por ajo qe dihet eshte se per momentin grupi i hetimit po perpiqet te vertetoje me prova nese Shullazi i ka dale apo jo perpara zonjes Ademi. Çeshtja eshte regjistruar ne referim te nenit 109 fraksion b qe ne Kodin Penal, qe ben fjale per 'shtrengim me ane te kanosjes' apo dhunes per te kryer apo mos kryer nje veprim te caktuar.

SHKARKO APP