Rrëfen Misha: Si u rraha në qeli nga Hyseni, më thoshte do ta marr shpirtin

Përjashtohen nga policia nëndrejtori Hyseni dhe dy efektivët.Për herë të parë, Tomi Misha ka rrëfyer për mediat të gjithë episodin e dhunës së ushtruar ndaj tij nga efektivët e policisë.

Misha ka treguar edhe atë çfarë media nuk mundi të shohë në qelitë e paraburgimit, duke akuzuar zëvendës.drejtorin Arben Hyseni se e ka rrahur për disa orë me radhë.

Misha: “Zëvendës.drejtori Arben Hyseni më rrahu për disa orë. Gjatë kohës që më godiste, Hyseni më thoshte do të ta marr shpirtin”.

33-vjeçari ka treguar edhe për aksidentin, duke thënë se me mjetin e tij kishte goditur makinën e Hysenit tek goma rezerve.

Misha: “Makinën e zv. Drejtorit e godita tek goma rezerve.Pas ngjarjes i kërkova të falur, Hyseni më kërkoi të hyja në makinë.Pasi hyra në makinë erdhën dy policët Memelli e Blushi”.

Lëndimet ndaj tij kanë nisur që me mbërritjen e forcave të gatshme në vendngjarje, ku sipas Mishës efektivi Memelli e ka tërhequr me aq forcë, sa i ka nxjerrë shpatullën.

Ministria e Brendshme me një urdhër të lëshuar gjatë ditës së sotme përjashtoi nga radhët e policisë së shtetit zëvendës.drejtorin e policisë Korçë Arben Hyseni dhe dy efektivët që u përfshinë në dhunimin e të riut të Misha.

SHKARKO APP