Rrëfimi i Ballist Morinës: U arrestova me kërkesë të Aleksandër Vuçiç

 

Ballist Morina ka deklaruar nga qelitë e e burgut se ai është arrestuar me kërkesë të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ballisti u arrestua para ndeshjes Shqipëri-Serbi për armëmbajtje pa leje dhe ndaj tij u dha masa “arrest me burg”. Në një rrëfim për gazetarin Ylli Rakipi Ballisti ka rrëfyer për dronin, arrestimin dhe jetën në qeli.

Sipas tij, arrestimi iu bë sepse e kërkoi kryeministri serb Aleksandër Vuçiç. “E kisha ndier se mund të arrestohesha. Një sërë gjërash më bënin të mendoja ashtu. Përmend këtu prononcimin e kryeministrit serb, Vuçiç, ditën e arrestimit tim. Ai thoshte se pjesëmarrja e tij në stadium varej nga personat që do të ishin në “Elbasan Arena”. Unë jam shkaku, ose siç thuhet në gjuhën popullore, “sebepi”, i gjithë asaj që ndodhi mbrapa. Jo vetëm do kisha qenë pjesë e asaj ndeshjeje në Elbasan, si lojtar i 12­të, duke përfaqësuar edhe “Tifozat Kuq e Zi”, por do kisha dashur të mos privohesha nga festa e madhe e kualifikimit.”, ka thënë Morina.

SHKARKO APP