Rrëfimi shokues: Gruan e vrava se donte të dilte nga shtëpia. Unë ia kisha ndaluar këtë gjë

Arben Muho, 51-vjeç, ka rrëfyer për policinë arsyet që e çuan drejt rrahjes barbare të bashkëshortes së tij 48-vjeçare, e cila ndërroi jetë si pasojë e dhunës së egër.

Ai ka thënë se gruas së tij, Teuta Muho, ia kishte ndaluar ndaljen jashtë oborrit të shtëpisë.

Duke folur në polici, Muho ka thënë se ajo ka kërkuar të shkonte në dyqan për të blerë ushqime, ndaj dhe e ka rrahur.

E rraha se më kërkoi që të dilte nga shtëpia dhe të shkonte të blinte ushqime.

Una ia kasha ndaluar daljen nga shtëpia dhe e kasha paralajmëruar që të mos e shihja larg oborrit.

E kasha paralajmëruar për këtë gjë, por nuk më dëgjoi”, mësohet se ka thënë ai në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Fier, teksa Muho sapo ishte liruar nga gjykata.

SHKARKO APP