Rrëfimi tronditës i gruas së ish-komisarit: Si e gjeta Tanin të pajetë

Ekzekutimi i Artan Cukut, të shtunën në darkë nuk ka ende autor të krimit. Kur kanë kaluar disa ditë nga ngjarja e rëndë, gruaja e ish-komisarit, ka rrëfyer para togave të zeza dhe për grupin hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, se nuk ka mundur që të shoh kush e vrau bashkëshortin e saj.

Ajo sipas gazetës “Panorama”, nuk ka treguar shumë për autorin, apo autorët e mundshëm, pasi nuk ka mundur t’i shohë, kjo pasi ka qenë në shtëpi në kohën kur ndodhi vrasja.

 Në dëshmine e saj para efektiveve, ajo ka treguar se: “Tani nuk mbante armë prej 2 vitesh, as në brez as në makinë”.

Ishin krismat ato që bënë që ajo të dilte përjashta dhe të mësonte se viktimë ishte bashkëshorti i saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dëgjova krismat dhe thirrjet poshtë. U nisa të zbres poshtë dhe jam kthyer se kisha fëmijët vetëm. Por kam zbritur pas pak sekondash dhe e kam gjetur Tanin të vdekur”, ka thënë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?