Rrëshqitjet e dheut bllokojnë pjesërisht rrugën Shkodër-Vau Dejës

Shembja e kodrës në fshatin Ganjollë të komunës Gur i Zi prej një muaji tashmë ka bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Shkodër – Vau Dejës.

Rreziku gjatë kalimit është i lartë pasi shembja e dherave vijon ende. Drejtuesit e automjeteve apelojnë për ndërhyrje, pasi një pakujdesi e vogël mund të çojë në aksident.

Autoriteti Rrugor i Veriut i kontaktuar për këtë rast, bëri me dije se janë bërë matjet në terren dhe projekti për riparimin e rrugës Shkodër Vau i Dejës është dorëzuar në Ministrinë e linjës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet që javën e ardhshme të jepet sinjali nëse kalon fondi i emergjencës, që më pas të ndërhyhet. Kujtojmë se kur Shkodra ishte e izoluar, për shkak të përmbytjeve kjo rrugë ishte e vetmja urë lidhëse me kryeqytetin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?