“Rrethohet” Durrësi, mikut të Lul Berishës i bllokohet makina ‘Porche’

Marjel Fierza dhe Genti Nderjaku u arrestuan nga policia e Durrësit në kuadër të operacionit për goditjen e elementëve kriminalë dhe bllokimin e pasurive të vendosura me pasuri të paligjshme.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, që drejtohej nga Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan; 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta; automjeti dhe 6 telefona celularë.

Marjel Fierza është person me precedent penal, përpos se njihet si mik i Lul Berishës, ai ka shoqëri me Plarent Dervishin.

Swiss Digital Desktop Reklama

I arrestuari Fierza evidentohet në një raport të Ministrisë së Brendshme, si pjesë e bandës së Durrësit, ndërsa u ka shpëtuar dy atentateve me armë zjarri në 2010 dhe 2012.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?