Rrezik për drejtuesit e mjeteve te Ura e Dajçit
Një situatë shqetësuese është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të Urës së Dajçit, ku dëmtimi i një elementi metalik në vendin e lidhjes së urës me rrugën ka krijuar një gropë të rrezikshme për qarkullimin.
Kalimi në këtë segment u ka shkaktuar dëmtime dhjetëra automjeteve, kryesisht çarje gomash dhe defekte të tjera mekanike, duke detyruar shumë drejtues të ndalojnë udhëtimin. Në zonë ndodhet një patrullë e Policisë Rrugore, e cila po sinjalizon rrezikun dhe po orienton drejtuesit e mjeteve që të kalojnë me shpejtësi të ulët.
Policia ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për eliminimin e dëmtimit, por deri tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Ndërkohë, rreziku për aksidente dhe dëmtimin e automjeteve mbetet i lartë. Drejtuesit e mjeteve që lëvizin në aksin Lezhë–Shkodër këshillohen të tregojnë kujdes maksimal dhe të reduktojnë shpejtësinë gjatë kalimit në Urën e Dajçit.
KOHA JONË SONDAZH

