Rrëzohet propaganda e Ramës. Familjes Cakoni ju dha shtëpi pas denoncimit nga PD

Manjola Cakoni

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar dokumente që tregojnë se familjes Cakoni, e cila u dëmtua nga tërmeti i një viti më parë, ju dha shtëpi vetëm pas denoncimit të Partisë Demokratike.

Më 3 shtator, Manjola Cakoni, deklaroi në media se qeveria nuk i kishte dhënë asnjë ndihmë megjithëse ishte një nga familjet më të dëmtuara nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019. Gjithashtu, ajo tha se qeveria “Rama” nuk u ka dhënë as paratë për ceremoninë e varrosjes së viktimave. Në një takim të zhvilluar një ditë më pas me ish-deputeten e PD-së, Grida Duma, Manjola Cakoni deklaroi se pas intervistës së dhënë në media, është marrë në telefon nga kryeministri Edi Rama dhe është shantazhuar për deklaratat që ka dhënë.

Sot, televizioni i kryeministrit Edi Rama, ETV ka publikuar një sërë dokumentesh ku pretendohet se familja e Manjola Canonit, sipas tij mashtron. Kryeministri thotë se kjo familja ka marrë paratë, shtëpinë dhe është asistuar me ndihmë nga qeveria.

Ndërkohë dokumentet e publikuara nga ish-kryeministri tregojnë se banesa i është dhënë vetëm pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike.

 “Përgënjeshtrim i Edvin Hajdutit! Mashtrim i pafytyre i Edvin Hajdutit dhe narkozyrtareve të tij për kontratën për apartament e familjes Cankoni që humbi 8 pjesëtarë të familjes nga tërmeti. Kontrata u nënshkrua më datën 7 shtator, 4 ditë pas denoncimit nga mediat të braktisjes dhe mashtrimit të kësaj familje nga Edvini”,- shprehet Berisha në Facebook.

Video/Materiali i publikuar sot nga ERTV për familjen Cakoni

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/3141434565983009/

Intervista e Manjola Cakonit më 3 shtator ku deklaron se nuk ka marrë asnjë ndihmë nga qeveria

Humbi burrin dhe vajzën gjatë tërmetit, Manjola Cakoni: Nuk jetojmë dot me fotot e Ronaldos!

SHKARKO APP