Rrihet barbarish personi që ndihmoi policinë për arrestimin e killerit socialist Xhuvani

Dy persona kanë rrahur mesditën e sotme Enver Bashën, personi i cili ishte edhe ai që ndihmoi policinë në arrestimin e Kostandin Xhuvanit në Nëntor të vitit të kaluar pas vrasjes së 4 personave.

Flamur Shkëlqim Bulica, 27 vjeç dhe Ardit Ilmi Sula, 19 vjeç janë arrestuar pasi kanë dhunuar me grushte dhe sende të forta Bashën.

Policia bën të ditur se, nga hetimet e para ka rezultuar se njëri nga të arrestuarit ka pasur një sherr me Bashën.

Ky i fundit është në spital ku ka marrë ndihmën mjekësore.

SHKARKO APP