Rritet konsumi i kafes në Shqipëri

Rreth 9 mijë ton kafe janë importuar në vitin 2021. Krahasuar me një vit më parë kemi blerë rreth 800 ton më shumë.

Konsumi i kafes tashmë është kthyer në stil jetese. Për disa qytetarë është mënyrë për t’u qetësuar, për të tjerë doza e kafeinës është e nevojshme. Në Shqipëri janë rreth 14 mijë bare dhe rreth 4 mijë restorante. Kafeja është produkti më kërkuar.

Një punonjëse në një lokal në Tiranë tregoi se përafërsisht konsumohet 5-6 kg kafe në ditë. Pjesa më e madhe e klientëve vijnë në mëngjes dhe rikthehen 2 ose 3 herë për të konsumuar kafen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?