Rritet me 50% numri i gazetarëve të vrarë gjatë vitit 2022

Në vitin 2022, numri i gazetarëve të vrarë në mbarë botën u rrit me 50% krahasuar me vitin e kaluar, sipas një raporti të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Raporti thotë se të paktën 67 punonjës të mediave u vranë në mbarë botën në vitin 2022, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti 2018.

Më shumë se gjysma e gazetarëve që humbën jetën janë nga vetëm tre vende: Ukraina, me 15 gazetarë të vrarë, Meksika me 13 dhe Haiti me 7.

Swiss Digital Desktop Reklama

CPJ tha se kishte konfirmuar se 41 nga 67 gazetarët u vranë “në lidhje të drejtpërdrejtë me punën e tyre” dhe tha se po heton motivet për 26 vrasjet e tjera. CPJ tha se gazetarët që mbulojnë luftën në Ukrainë “përballen me rrezik të madh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Anëtarët e shtypit plagosen shpesh nga bombardimet gjatë mbulimit të konfliktit dhe disa raportojnë se ata janë shënjestruar nga forcat ruse”, tha komiteti në raportin e tij.

Sipas raportit të Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, rritja e rrezikut ka bërë që gazetarët në këto vende të punojnë nën stres ekstrem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?