Rritet ndjeshëm numri i infektimeve me COVID-19. 13 raste në burgun 313

Është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 29 raste të reja, prej të cilave 20 janë në Tiranë. Ndërkohë rezulton një vatër e re në kryeqytet, e cila ndodhet në burgun 313.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha në një deklaratë për mediat se “nga rastet e reja të 24 orëve të fundit, 20 janë në Tiranë, nga të cilat 13 i përkasin një vatre në një institucion të vuajtjes së dënimit, ku po vijon hetimi epidemiologjik, pas zbulimit të rastit të parë. 7 raste pozitive janë në Krujë dhe 2 raste në Shkodër. Edhe pse ka një rritje të numrit të rasteve sot, ato janë të lokalizuara në dy vatra që po monitorohen dhe ndiqen me shumë vëmendje nga epidemiologët në terren”.

Numri total i të prekurve në Shqipëri është 663.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 26 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 34 pacientë.
Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 276 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 18 raste
– Fier 36 raste
– Kavajë 9 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 19 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 102 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 raste
– Has 13 raste
– Krujë 65 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 11 rast
-Mallakastër 1 raste
– Kurbin 28 raste

 

SHKARKO APP