Rritja e pagave, deputeti i PD: Është një shpërndarje parash, jo reformë

Deputeti i PD-së, pjesë e Rithemelimit, Ferdinand Xhaferaj, thotë se kemi një reformë, por shpërndaje parash. Sot me 95 vota pro, u miratura projektligji që do të rrisë rrogën e presidentit, kryeministrit, ministrave dhe deputetëve.

“Qeveria e quan reformë, por a kemi vërtetë të bëjmë me reformë apo thjesht kemi të bëjmë me shpërndarje të ardhurash. Nuk u shpërndanë para në bazë të pozicionit që mbahet në administratë. Këtu janë 189 mijë nëpunës që do të kenë rritje pagash. Pjesë e piramidës së pagave u bënë edhe deputetët. Por e rëndësishme është nëse kishim një reformë që mund t’i vlejë Shqipërisë?

Nuk është bërë asgjë më shumë dhe asgjë më pak, se në karriget e ndryshme të nëpunësve janë çuar zarfe që nga muaji maj do të marrin më shumë se sesa kanë marrë, pa e ditur fare se ata që qëndrojnë sipër atyre karrigeve, që mund të jenë nëpunës, shefa e drejtorë, e meritojnë këtë rritje pagash apo jo. Pa ditur fare sesi kanë shërbyer. Kemi të bëjmë katërcipërisht me shpërndarje parash”, tha deputeti i PD.

SHKARKO APP