Rritje rekorde e nivelit të detit

Niveli i detit në bregdetin verilindor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është rritur në shifra rekorde gjatë viteve 2009-2010, thuhet në një studim të ri.Niveli i detit në veri të New Yorkut është rritur për 128 milimetra gjatë dy vjetëve të fundit, thuhet në raportin e publikuar në revistën “Natyre Communications”.Shkencëtarët amerikanë kanë paralajmeruar zonat bregdetare që të përgatiten për mot ekstrem shkaku i rritjes së nivelit të detit. Por ky fenomen po vjen ne rritje edhe ne Europe.

Ata kanë pohuar se moti ekstrem këtë shekull do të jetë një gjë e zakonshme në Amerikë, transmeton Koha.net.

“Rritja ekstreme e nivelit të detit gjatë viteve 2009-10 në bregun verilindor të Amerikës Veriore është një gjë e tmerrshme”, ka thënë profesori Jianjun In nga Universiteti i Arizonës.

“Statistikat thonë se ky rast mund të ndodhë njëherë në 850 vjet”.Shkencëtarët e Universitetit të Arizonës në New Jersey kanë studiuar nivelin e detit përgjatë bregdetit lindor të Amerikës dhe Kanadasë

SHKARKO APP