“RRUGA E KOMBIT”, ndryshimi mes Shqipërisë dhe Kosovës në vetëm pak kilometra

Reshjet e dëborës kanë përfshirë thuajse të gjithë Ballkanin Perëndimor këto ditë, ndërkohë që rrugët në pjesë të ndryshme të Shqipërisë janë të bllokuara prej të paktën dy ditësh.

Një ndër akset kryesore të bllokuara është ai Rrëshën-Kalimash-Morinë, pjesë e Rrugës së Kombit që vijon edhe në Kosovë.

Por, nëse në pjesën e Shqipërisë makinat nuk mund të kalojnë në të, situata paraqitet ndryshe në pjesën e Kosovës sipas fotove të publikuara nga Opinion.al.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi është lehtësisht i dallueshëm, ku në anën e Shqipërisë kalimi është i pamundur tek pjesa pas tunelit të Thirres kurse në Kosovë çdo gjë duket normale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?