Rryshfeti 50 mijë euro, dorëzohet bashkëshorti i gjyqtares Andrea

Bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea është vetëdorëzuar në policinë e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Odise Andrea është dorëzuar në orët e vona të mbrëmjes së sotme (9 janar) në policinë e kryeqytetit.

Mësohet se ai nuk ka bërë asnjë deklaratë në polici, duke thënë se do të fliste në gjykatë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndaj tij, Gjykata e Lartë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” më 16.07.2016, nën akuzën korrupsionit pasiv, ndërsa gjyqtarja u pezullua nga detyra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Çifti u largua nga vendi përpara se të publikohej dosja hetimore ndaj tyre.

Çifti Andrea akuzohen nga Prokuroria për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë, hetimet per të cilën u publikuan nga Prokuroria e Përgjithshme mbrëmjen e 16 korrikut 2016.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Odise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, gruas së tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues.

Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte  njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit dhe shuma e parave jepej per këtë rast.

Shuma e parave u dha më 10 korrik 2016, një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?