Rudina Xhunga dhe Blendi Fevziu “përplasen” për xhihadistët

Rudina Xhunga i quajti tmerr pamjet e paraqitura në emisionin “Opinion” të së enjtes, të disa xhihadistëve shqiptarë.

Tmerr televiziv. Nuk kuptoj, audiencë apo propagandë islamike, është transmetimi i thirrjeve të ca ditëzinjve në Fb dhe kokave të prera,” shkruante gazetarja e njohur.

Por, pas kësaj ka reaguar edhe Blendi Fevziu.

“Është mendimi i saj. Në fakt ato janë pamje të marra nga Euronews dhe janë ritransmetuar të enjten, pasi për herë të parë në Opinion i kemi shfaqur një vit më parë”, ka thënë ai për Bluetooth

SHKARKO APP