Rudina Xhunga sulmon në Twitter emisionin e Fevziut. Ben Blushin e kërcënojnë në emision “Kujdes!”

Pas shfaqjes se disa videove të xhihadisteve shqiptare që i bënin thirrje besimtareve për luftë të shenjtë në emisionin "Opinion", ka reaguar ne Twitter edhe gazetarja e njohur Rudina Xhunga duke e quajtur emisionin e Fevziut "Tmerr televiziv". "Nuk e kuptoj, audiencë apo propagande islamike është transmetimi i thirrjeve të disa ditëzijve në FB dhe shfaqja e kokave të prera….".

Nderkohe ne emisionin e Fevziut me teme "A ka rrezik terrorizmi islamik per Shqiperine?", emision te cilin e ka sulmuar gazetarja Rudina Xhunga, ishte i ftuar Ben Blushi, deputet dhe nje nder gazetaret me te njohur ne Shqiperi. Nder te tjera Blushin, qe mbronte idete europiane dhe bashkekohore, dy te ftuarit prej pales qe merren me studime te myslimanizmit e kercenuan Blushin se "Kujdes!", çka solli dhe reagimin e tij ne studion e Fevziut. Disa here Blushi iu drejtua atyre "Kujt i thoni ju "Kujdes" ? Do me vrisni?!".

SHKARKO APP