RUMANI – Minus 31,7 gradë Celsius në Intorsura Buzaului!

Minus 31,7 gradë Celsius u regjistrua sot në mëngjes në Intorsura Buzaului, në kontenë qendrore rumune të Covasnas.

”Edhe sonte pritet të jetë një natë tjetër e acartë, çka do të pasohet me një mot më të ngrohtë”, njoftuan po sot meteorologët e kontesë.

Ndërkohë, dje në mëngjes stacioni meteorologjik lokal kishte regjistruar temperaturën minus 31 gradë Celsius, më e ulta në të gjithë vendin ballkanik.

Zyrtarisht, temperatura më e ulët e regjistruar më parë në Rumani i përliste po kësaj konteje, më 8 shkurt 2005 kur termometri shënoi minus 35,8 gradë Celsius.

SHKARKO APP